Një simptomë e pazakontë e Omicron po shfaqet tek fëmijët, paralajmërojnë mjekët britanikë që janë ndeshur me raste të tilla. Të miturit sipas tyre, kanë shumë skuqje pas infektimit me variantin e ri të koronavirusit. Dr. David Lloyd tha gati 15% e fëmijëve të infektuar nga Omicron kishin njolla në fytyrë e në trup.