Top Channel/ Fed rrit normat e interesit për herë të parë në 3 vjet për të luftuar inflacionin, parashikon gjashtë rritje të tjera në 2022
16/03/2022 23:14

Banka qendrore amerikane ka rritur normwn e interesit me 0.25 % dhe parashikon ta rriswn atw edhe 6 here tw tjera brenda kwtij viti. Kjo wshtw njw lwvizje qw synon të kufizojw rritjen historike të çmimeve qw po diktohet kryesisht nga lufta nw ukrainw. Kjo lëvizje vjen në momentin kur inflacioni në Amerikë arriti në nivelin më të lartë në 40 vite, në muajin shkurt, me çmimet e ushqimeve dhe energjisë në nivele rekord. Rritja e normave të interesit është një politikë e vështirë ekonomike. Nga njëri krah ajo e bën më të kushtueshme për të marrë para, duke rritur normat e interesit për kartat e kreditit, kreditë konsumatore deri tek ato hipotekore. Por, në një ekonomi të shëndetshme indikatori më me rëndësi është: stabiliteti i çmimeve. Kur interesat rriten, ekonomia frenon zhvillimin e saj, por ekonomistët amerikanë po shpresojnë që frenimi të jetë i qëndrueshëm dhe inidkatorët kryesorë si punësimi apo rritja ekonomike të mos dëmtohen. Historia ka treguar që kjo lëvizje është e vetmja i shpëton ekonomitë nga normat e larta të inflacionit apo rritjes së çmimeve. Banka qendrore gjithashtu rriti parashikimin e saj mbi inflacionin, si pasojw e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, ndërkohë që uli vlerësimin e saj për rritjen ekonomike, ndërsa përpiqet të zbusë rritjen e çmimeve pa e futur ekonominë në recesion. “Pushtimi i Ukrainës nga Rusia po shkakton vështirësi të jashtëzakonshme njerëzore dhe ekonomike”, tha Fed në një deklaratë pas një takimi dy-ditor. “ pushtimi dhe ngjarjet e lidhura me to ka të ngjarë të krijojnë presion shtesë në rritje mbi inflacionin dhe të rëndojnë aktivitetin ekonomik.

Top News- Ndryshim regjimi për të mbajtur pushtetin/ Qeveria hungareze mohon skenarët për Orban
11/12 22:58
Top News – Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë! Shefi i NATO-s paralajmëron: Është koha për veprim
11/12 19:39
Top Channel/ “NATO, objektivi i Rusisë”, Rutte: Mund të na sulmojë për 5 vite, e mbështet Kina
11/12 19:39
Top Channel/ BE kundër paqes fiskale: Të vendosen në ligj masa mbrojtëse kundër pastrimit të parave
11/12 15:28
Top Channel/ Protestat masive, dorëzohet qeveria bullgare: Kryeministri jep dorëheqjen!
11/12 15:09
Top News – Ukraina ‘i përgjigjet’ planit të Trumpit / Çon propozimin me 20 pika në Shtëpinë e Bardhë
11/12 15:02
Top News – Trump, plan për të zhbërë BE-në / Do nxjerrë katër vende nga blloku, zbulohet dokumenti
11/12 14:52
Top News – Gjermania godet ‘Kartelin Ballkanik’ / Drogë nga Kolumbia, konfiskohen 5 milionë euro
11/12 14:43
Top News – Dronë mbi platformën e naftës në Kaspik / Ukraina ‘trondit’ Rusinë, ndalon prodhimin
11/12 14:42
Top News – Mbetet i varur në bishtin e avionit / Panik në 4600 metra lartësi, ngatërrohet parashuta
11/12 13:36
Top News – Nuk ka më keqkuptime për Ukrainën / Lavrov: Rrusia dhe SHBA janë tani në një linjë
11/12 12:54
Top News – Vendi po fundoset në Paqësor / Refugjatët e parë të klimës mbërrijnë në Australi
11/12 12:52
Top News – Fituesja e Nobelit të Paqes vjen në Oslo / Disa orë pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve
11/12 11:43
Top News – SHBA akuzohet për pirateri / Sekuestrohet çisterna e naftës pranë Venezuelës
11/12 11:38
Top Channel/ Rusia i merr shtëpitë ukrainasve: Sekuestrim masiv pronash në territoret e pushtuara!
11/12 11:33
Top News – Në pritje të telefonatës së Trump…Tajlanda dhe Kamboxhia vazhdojnë luftën në kufi
11/12 11:25
Top News- Bombarduesit amerikanë ‘tregojnë dhëmbët’/ I përgjigjen Kinës e Rusisë në krah të Japonisë
11/12 11:23
Top Channel/ BE shtrëngon “rripin” e emigracionit: Blloku europian “imiton” Gjadrin!
11/12 11:16
Top Channel/ Austria ndalon shaminë e kokës për vajzat nën 14 vjeç: Kush refuzon, gjobë ose burg!
11/12 11:15
Top News – Dobëson Ukrainën në sytë e Trumpit / Rënia e Pokrovskut nuk e shemb vijën e frontit
11/12 11:15
BILETA Portokalli - Bileta