Top Channel/ Fati i afganëve të Shqipërisë, pritet vendimi i Sekretarit Rubio
27/01/2025 19:43

Këta janë disa nga qytetarët Afganë gjatë kësaj fillim jave në Shëngjin ardhur pak muaj mw parë. E kanë të paqartë të ardhmen, pas një urdhri ekzekutiv firmosur prej presidentit Trump që vë në pikëpyetje shkuarjen në SHBA. Për nxjerrjen nga Afganistani dhe ardhjen në vendin tonë ka kontribuar organizata amerikane me qendër në Washington e quajtur “AfghanEvac. Në një intervistë për Top Channel kreu kësaj organizate Shawn VanDiver fillimisht i përgjigjet pyetjes se cila do të jetë e ardhmja e atyre 400 afganëve aktualisht në Shëngjin. Shawn VanDiver kreu organizatës AfghanEvac- “Për këtë mund të shfaqen disa skenarë. Idealja do të ishte që të jepet një përjashtim nga urdhri ekzekutiv, duke lejuar që këta individë të vazhdojnë procesimin e tyre dhe udhëtimin për në Shtetet e Bashkuara. Sekretari Rubio ka autoritetin ta marrë këtë vendim në mënyrë të pavarur, duke u bazuar në tekstin e urdhrit ekzekutiv. Ne mbetemi shpresëplotë se ky përjashtim do të miratohet shpejt”. Por sa e mundur do të jetë për miqtë e SHBA të pajisen më një vizë SIV? Shawn VanDiver kreu organizatës AfghanEvac-“Afganët në Shqipëri tashmë kanë aplikuar për vizat SIV dhe janë shumë përpara në procesin e tyre. Kur arrijnë në vende si ajo në Shengjin, ata zakonisht kanë marrë miratimin e Shefit të Misionit (COM)”. Shaën VanDiver tregon për Top Channel bisedimet me administratën Trump për këtë çështje. Shawn VanDiver kreu organizatës AfghanEvac-“Rreth një javë para se administrata e re të merrte detyrën, ne u dërguam atyre një letër, të nënshkruar nga qindra organizata dhe individë, duke paralajmëruar se veprimet ekzekutive mund të kenë pasoja të konsiderueshme negative, përfshirë ndaj aleatëve afganë. Ndërsa administrata na falënderoi për letrën, ne nuk kemi marrë ndonjë përgjigje zyrtare. Pa zyrtarisht, kemi dëgjuar se ka pasur konfuzion brenda Shtëpisë së Bardhë lidhur me detajet e politikës, si dhe disa ngatërrime të mundshme të rrugëve të ndryshme për afganët. Ne shpresojmë që kjo situatë është jo e qëllimshme dhe mund të zgjidhet. Nëse nuk arrihet një zgjidhje këtë javë, megjithatë, do të detyrohemi të konkludojmë se mungesa e veprimit është e qëllimshme”. Këto pasiguri për afganët në Shqipëri thotë Shawn VanDiver janë shumë shqetësuese dhe shpresojmë që po trajtohet si një çështje prioritare nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Top News – Gjyqi për emërimin, Veliaj kundër prokurorit Dado: Nuk jam këtu për mëshirë, por…
03/04 15:58
Top News – ‘Nga noter në prokuror, vendim nul’. Shqyrtohet padia e Veliajt ndaj Ols Dados
03/04 15:53
Top News – Rama mbledh kryebashkiakët. Porosi për parkimet, emergjencat dhe legalizimet
03/04 15:42
Top Channel/ Abuzim me të miturin/ Gjirokastër, 10-vjeçari gjendet pa ndjenja, në kërkim i dyshuari
03/04 15:32
Top Channel/ “Dajak” për lekët e ashensorit, sulmohet 45-vjeçarja në mes të rrugës
03/04 15:28
Top News – ‘IBAR-in nuk e shtyu PD’. Berisha i përgjigjet Ramës për integrimin në BE
03/04 15:19
Top News – Nafta mbi 220 lekë. Qeveria miraton uljen me 20 për qind të akcizës
03/04 15:19
Top News-‘Punët e Shqipërisë’, pa demokratët. Kryebashkiakun e Pukës nuk e lejojnë në takim me Ramën
03/04 15:19
Top Channel/ Veliaj sfidon prokurorin, lë burgun dhe shkon në gjyqin kundër Ols Dados
03/04 15:09
Top News- Miratohet projekligji për shtetësinë/ Qeveria- Do ketë lehtësime për diasporën
03/04 15:03
Top News – Hita ‘shkrin’ komisariatin e Peqinit. Drejtuesit pezullohen për magazinën e hashashit
03/04 15:02
Top Channel/ Me pranga në duar, momenti kur Veliaj lë gjykatën dhe futet në fugonin e policisë
03/04 14:58
Top News – ‘Nuk po kontrollon Qeverinë.’ Spiropali: Kuvendi e ka humbur funksionin e tij
03/04 14:41
Top News – Mbajti peng prindërit, 35-vjeçari narkoman shtrohet në spital psikiatrik
03/04 14:41
Top Channel/Gjendet i pajetë një person në Korçë, trupi dërgohet në morg për ekspertizë mjekoligjore
03/04 14:23
Top News – Trump e shkarkoi me ‘ceremoni’. Ish kryeprokurorja e falenderon: Nder që punova me të
03/04 14:05
Top News- Po tranportonte 13 emigrantë nga Egjipti/ Arrestohet 27-vjeçari, sekuestrohet automjeti
03/04 14:05
Top News – ‘Adresimi i boshllëqeve ligjore’. Takim mes Ministrit të Drejtësisë dhe kreut të SPAK
03/04 14:05
Top News – Rriten çmimet e shportës. Kostot e energjisë shtrenjtojnë ushqimet globalisht
03/04 13:41
Top News – Krizë e gjatë dhe e vështirë. BE paralajmëron periudha sfiduese për energjinë
03/04 13:17