Zbulohen detaje të reja nga provat e siguruara deri më tani për dy rusët dhe një ukrainas të dyshuar se u dërguan nga Rusia me mision spiunazhi në vendin tonë. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ka parë fotot e disa prej objekteve e të gjetura në makinën e tyre tashmë të administruara në cilësinë e provës. Krahas 1 fisheku 5.56 mm, 6.000 dollarëve disa telefonave celularë janë sekuestruar edhe tre lingota ari. Gjetja e tre lingotave të arit ka hapur një pistë të re hetimi.