“Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes të një lufte të vërtetë”! Është kjo deklarata e fortë e Presidentit të Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier, i cili bën thirrje për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Sipas mediave të huaja, Starmer ka akuzuar Rusinë se me agresionin e saj në Ukrainë ka “shkatërruar të gjithë arkitekturën e sigurisë në Evropë”. “Evropa dhe Gjermania duhet të mbrohen më mirë. Kjo përfshin edhe një rritje të kapaciteteve njerëzore të ushtrisë gjermane, e cila nuk mund të arrihet vetëm me rekrutim vullnetar,” u shpreh Steinmeier.