Qytetarët e huaj pritën në radhë në aeroportin e Nigerit për fluturimet e evakuimeve, pas grushtit të shtetit në të cilin u rrëzua dhe arrestua presidenti Mohamed Bazoum. Autoritetet franceze, spanjolle dhe italiane evakuuan qindra shtetas të tyre. Ata mbërritën në Paris, me dy avionë të dërguar posaçërisht për ata.