Shifrat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës flasin qartë: Pothuajse një në katër të punësuar në Europë është emigrant. Faktori kryesor për mungesën e krahut të punës në vendet europiane është plakja e popullsisë. Sipas ILO-s, emigrantët po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në tregun e punës në shtetet europiane, vecanërisht ne vendet me të ardhura më të larta.