Top Channel/ Europa nis negociatat për paqe! Diplomatët takim me ministrin e Iranit në Gjenevë
20/06/2025 19:38

Nisin negociatat e para zyrtare për shtensionimin e situatës mes Izraelit dhe Iranit. Diplomatët kryesorë të Evropës po zhvillojnë bisedime me ministrin e Jashtëm të Iranit, në Gjenevë, me në fokus shqetësimin për programin bërthamor të Teheranit, që nxiti luftën mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, mbërriti në një hotel në qytetin zviceran për takimin me homologët e tij nga Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, si dhe me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Ky është takimi i parë ballë për ballë midis zyrtarëve perëndimorë dhe atyre iranianë, që nga fillimi i konfliktit më 13 qershor. Para takimit, Araghchi tha se vendi i tij “nuk ka asgjë për të biseduar” me Shtetet e Bashkuara për sa kohë Izraeli i vazhdon bombardimet ndaj Iranit, por shtoi se është i hapur për “dialog” me të tjerët, megjithëse jo për negociata. Nga ana e tij, Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, i cili udhëtoi drejt Gjenevës pas takimit në Uashington me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, tha se “ka një mundësi që gjatë dy javëve të ardhshme të arrihet një zgjidhje diplomatike”. Ndërkohë, edhe sot vijuan sulmet me dy vendeve, duke lënë dhjetëra të plagosur. Ushtria izraelite njoftoi pak më herët se nuk do të rri duarkryq përballë kërcënimeve të Iranit dhe se është e përgatitur. “Ne kemi nisur fushatën më komplekse në historinë tonë për të hyequr një kërcënim të një madhësie të tillë, kundër një armiku të tillë, ne duhet të jemi gati për një fushatë të gjatë dhe luftë në disa fronte”, tha shefi i shtabit të Izraelit. Mbretëria e Bashkuar njoftoi se po tërheq stafin e saj nga ambasada në Teheran, për shkak të përshkallëzimit të situatës. “Ne po tërheqim përkohësisht stafin nga Irani. Ambasada jonë vazhdon të veprojë nga distanca”, njoftoi Zyra e Jashtme e Britanisë, e cila më herët njoftoi se ka tërhequr familjarët e stafit të ambasadës dhe konsullatës në Izrael.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06