Në listën e 177 vendeve që rendit Indeksi i Grave, Paqes dhe Sigurisë 2023 i prezantuar së fundi, shumë nga vendet e konsideruara si më të mirat për të qenë grua në botë, rezultojnë në Europë. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë Instituti i Kërkimeve të Paqes në Oslo, i cili nenvizon megjithatë se ka ndryshime të konsiderueshme në të gjithë rajonin.