Top Channel/ Europa kundër Elon Musk/ Macroni u bashkohet kritikave ndaj më të pasurit në botë
06/01/2025 22:56

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i është bashkuar zërave në rritje brenda Evropës kundër miliarderit amerikan, Elon Musk, duke akuzuar njeriun më të pasur në botë për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë në proceset demokratike të kontinentit, përfshirë në zgjedhjet e parakohshme federale të Gjermanisë muajin e ardhshëm. Presidenti francez iu bashkua kryeministrit norvegjez dhe atij britanik të hënën, në përgjigje të një breshërie postimesh armiqësore nga Musk që mbështesin partitë politike të ekstremit të djathtë dhe sulmojnë politikanët e majtë në Evropë. Pronari i platformës së mediave sociale X është një aleat i ngushtë i Donald Trumpit dhe, pasi shpenzoi më shumë se 250 milionë dollarë për të ndihmuar në rizgjedhjen e tij, ai ka marrë edhe post si një këshilltar special në administratën e re të tij. “Dhjetë vjet më parë, kush do ta kishte imagjinuar se pronari i një prej rrjeteve sociale më të mëdha në botë do të mbështeste një lëvizje të re reaksionare ndërkombëtare dhe do të ndërhynte drejtpërdrejt në zgjedhje, përfshirë Gjermaninë”, ka thënë Macroni. Në një fjalim para ambasadorëve francezë të hënën në pallatin Elysee, presidenti francez ka thënë se Trumpi "e di se ka një aleat të fortë në Francë" teksa nuk përmendi Musk-un. Qeveria gjermane javën e kaluar akuzoi Musk-un, i cili është gjithashtu shefi ekzekutiv i Teslas dhe SpaceX, se po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet federale të 23 shkurtit të vendit pas një opinioni për gazetën "Welt am Sonntag" i cili nxiti reagime. Musk ka pohuar se partia “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), e dyta në sondazhe, është "shkëndija e fundit e shpresës" për Gjermaninë. Ai e ka quajtur gjithashtu kancelarin socialdemokrat të vendit, Olaf Scholz, “budalla” dhe presidentin e tij, Frank-Walter Steinmeier (Shtanmajer), një “tiran antidemokratik”.

Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05