Foltorja e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndalur pasditen e sotme në Lushnjë. Prej aty Berisha nuk la pa sulmuar opozitën, pas vendimit të kësaj të fundit për të abstenuar në votimin e eurobondit në Parlament. Ish-kryeministri u shpreh se opozita nuk duhet t’ia lejonte vetes abstenimin si dhe votimin në Komision.