Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, një prej njohësve më të mirë të cështjeve të Ballkanit në Departamentin amerikan të Shtetit, këmbëngul se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në Bashkimin Europian.