Në takime të mbyllura emisarët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës takuan liderët e partive opozitare. Fillimisht në Ambasadën e SHBA-ve, u prit kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. I cili pas takimit përmes rrjeteve sociale tha se partia që ai e udhëheqë mbështetë dialogun si mekanizëm për arritjen e marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen e ndërsjellë.