E hëna e 17 janarit do ta gjejë presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në një vizitë të ngjeshur disa orëshe në vendin tonë. Pas mbërritjes në Rinas në orën 09:00, bashkë me kryeministrin Edi Rama do t’i drejtohen Laçit për të parë lagjen e re të banesave ndërtuar falë mbështetjes të presidentit Erdogan dhe bujarisë të popullit turk.