Top Channel/ Erdogan-Merz përplasen për Gazën: Pse nuk e sheh Gjermania gjenocidin?
30/10/2025 21:37

Një përplasje e hapur publike midis dy aleatëve të NATO-s, ndodhi të enjten në Ankara. Ndonëse ishte vizita e parë e kancelarit gjerman Friedrih Merz në Turqi që kur e mori këtë detyrë, presidenti Rexhep Tajip Erdoan, e kritikoi “për mosvëmendje ndaj gjenocidit dhe sulmeve të Izraelit në Gaza”. Në një konferencë të përbashkët për media, ai iu drejtua ashpër kancelarit. “A nuk e sheh Gjermania gjenocidin e Izraelit në Gaza?! Hamasi nuk ka bomba, nuk ka armë bërthamore, por Izraeli i ka të gjitha këto dhe i përdor për të goditur Gazën. Për shembull me ato bomba goditi përsëri mbrëmë. A i shihni ju këto, si Gjermani? A i ndiqni këto? Përveç bombardimeve ndaj Gazës, Izraeli gjithmonë ka synuar ta shtypë atë përmes urisë dhe gjenocidit” Merz kritikoi disa veprime të Izraelit në Gaza, dhe theksoi gjithashtu se këtë vit Gjermania ka pezulluar eksportet ushtarake drejt Izraelit, duke përmendur përkeqësimin e situatës humanitare, por ai nuk ka mbështetur akuzat për gjenocid, duke thënë se kritika ndaj Izraelit nuk duhet të përdoret si pretekst për antisemitizëm. “Do të kishte mjaftuar vetëm një vendim për të shmangur një numër të madh viktimash të panevojshme. Hamasi duhej t’i kishte liruar pengjet më herët dhe të dorëzonte armët. Ne megjithatë shpresojmë se lufta po i afrohet fundit me marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe mbështetur nga Turqia”. Erdogan, si një ndër kritikët më të ashpër të ofensivës izraelite në Gaza dhe një aktor kyç në bisedimet për armëpushim, ka thënë se nuk mund të pajtohej me qëndrimin e Merz. Ai ka deklaruar se beson që Turqia dhe Gjermania mund të bashkëpunojnë për të luftuar urinë duke siguruar dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza.

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07