Top Channel/ Erdogan merr zyrtarisht mandatin e ri, do të drejtojë Turqinë edhe për 5 vite të tjera
03/06/2023 22:59

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është betuar për mandatin e ri presidencial, pas fitores në balotazhin e 28 majit. Tashmë lideri turk mori mandatin e tretë presidencial dhe do të jetë në krye të Turqisë për 5 vitet e ardhshme. Udhëheqësi më jetëgjatë i Turqisë premtoi të shërbejë "në mënyrë të paanshme" pasi fitoi një balotazh historik për të zgjatur sundimin e tij. Nga ana tjetër ai i bëri thirrje opozitës që të pranojë vendimin që populli turk mori, dhe të bashkohen për hir të demokracisë së vendit. Sinkron burrë: Recep Tayyip Erdogan, President i Turqisë "Për hir të Turqisë dhe demokracisë turke, ne presim që opozita të veprojë me një ndjenjë përgjegjësie. Ne besojmë se Turqia ka nevojë për një bashkim të madh në këtë vit kur ne ndjejmë emocionet e arritjes së 100-vjetorit të Republikës sonë. Prej këtu, i ftoj të gjithë qytetarët e mi që të fillojnë një mobilizim të vëllazërisë në të gjitha 81 provincat me të gjitha rrethet, fshatrat dhe familjet e tyre" Erdogan fitoi 52.18 përqind të votave ndërsa rivali i tij Kemal Kilicdaroglu shënoi 47.82 përqind. Me këtë rezultat ai shënoi një tjetër arritje në karrierën e tij politike. Gjatë agjendës së të shtunës 69-vjeçari fillimisht mbërriti në parlamentin turk në Ankara për të bërë betimin. Më pas ai vizitoi Mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Republikës moderne të Turqisë. Me tej gjatë programit lideri turk mori pjesë në ceremoninë speciale në pallatin presidencial në Ankara së bashku me bashkëshorten e tij. Më shumë se 30 krerë shtetërorë dhe kryeministra janë pjesë e ceremonisë në Ankara - në mesin e tyre edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Top Channel/ Vrasja e Tupac, arrestohet një I dyshuar pas 27 vitesh
29/09 23:21
Top News – Rumania reagon ndaj dronëve rusë, dërgon systemet e mbrojtjes ajrore në kufi me Ukrainën
29/09 23:06
Top News – NATO shton forcën ushtarake në Kosovë, Britania konfirmon një battalion të tërë
29/09 23:05
Top News – OSBE, ‘notë kaluese për 14 majin’/ ‘Por, abuzimi shtetëror e presioni, shqetësues’
29/09 22:22
Top Channel/ Eksod masiv nga Nagorno-Karabaku, armenët braktisin rajonin
29/09 21:38
Top News – Osmani nuk ‘pajtohet’ me Ramën/ KFOR në veri përplas Kryeministrin me Presidenten
29/09 21:28
Top News – ShBA paralajmëron Serbinë, Vuçiç e pranon-Blinken më telefonoi…
29/09 21:27
Top News – ‘NATO nuk është pushtuesi’/ Rama sqaron deklaratën për KFOR, u përgjigjet kritikëve
29/09 21:27
Top Channel/ Qeveria amerikane rrezikon mbylljen/ Shkak mosmarrëveshjet mbi buxhetin
29/09 20:00
Top Channel/ Inflacioni në eurozonë bie në 4.3% në muajin shtator. Në Holandë ulen edhe çmimet
29/09 19:05
Top News-Trafikimi i kokainës,biznes familjar/Arrestohet në Greqi çifti shqiptar e dy nipërit e tyre
29/09 17:18
Top News – Radoiçiç e pranon-Isha në Banjskë / ‘Afrim Bunjaku u vra gabimisht, Vuçiç nuk dinte gjë’
29/09 17:17
Top Channel/ Shqiptari tenton largimin me shapka nga çatia e shtëpisë së barit
29/09 15:36
Top News – Luftojnë rusët me tanket Abrams / Ushtarët ukrainas marrin krahë: Tani s’na thyen askush
29/09 15:35
Top Channel/ Po zhvillonin rit fetar! Sulm vetëvrasës në Pakistan, të paktën 50 viktima
29/09 15:31
Top News – Vendos raketat në brigjet e Danubit / Lufta po i afrohet rumanisë, ‘blindohet kufiri
29/09 15:29
Top Channel/ Itali, vijon gjuetia për shqiptarin që vrau ish-gruan. Vajza 14-vjeçare, dëshmitare
29/09 15:19
Top Channel/ E rëndë në Itali, 35-vjeçarja shqiptare vritet me plumb në kokë nga bashkëshorti
29/09 14:25
Top News – Diçka e rrezikshme po ndodh në SHBA! Biden paralajmëron për lëvizjen ekstremiste të Trump
29/09 13:49
Top News – NATO, avionë vëzhgimi në Lituani / Do të monitorojnë aktivitetet ushtarake ruse
29/09 12:30