Top Channel/ Erdogan lidh aleancë me Melonin: Bashkë “kundër” Francës në Afrikë!
30/11/2022 20:01

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan duket se po kërkon dhe po gjen një aleate të re tek kryeministrja italiane e porsapozgjedhur, Giorgia Meloni. Kreu i shtetit turk po lëviz drejt farkëtimit të partneriteteve të reja me liderë europianë të ekstremit të djathtë, dhe Meloni është më e fundit në listën e tij. Dy liderët japin shenja se po gjejnë një gjuhë të përbashkët për çështjet që lidhen me Afrikën dhe imigracionin, pavarësisht politikave të tyre diametralisht të kundërta, duke përfshirë thirrjet e zonjës Meloni për të ngrirë ndërtimin e xhamive në Itali dhe pozicionimin e Erdogan si një mbrojtës i të drejtave të myslimanëve. Takimi i parë i tyre ndodhi gjatë samitit të G20 në Indonezi, e u shoqërua me buzëqeshje dhe një shtrëngim të ngrohtë duarsh. Një nga përparësitë e kryeministres Meloni është frenimi i imigrimit nga Afrika, kryesisht përmes Libisë. Turqia ka lidhje të forta me Qeverinë e Unitetit Kombëtar të Libisë, duke i dhënë presidentit Erdogan një avantazh në shkëmbimet e tij me kryeministren Meloni. Ekspertët thonë se Tajip Erdogan është mysliman dhe turk. Meloni është e krishterë dhe italiane. Pra, ata e kuptojnë njëri-tjetrin shumë mirë. Ata nuk flasin për vlera të caktuara, vlera demokratike, por për vlerat fetare, nacionaliste dhe mendoj se do ta kuptojnë njëri-tjetrin shumë më mirë se të tjerët. Sipas tyre, udhëheqësit e Turqisë dhe Italisë synojnë ndër të tjera të bashkëojnë forcat e të sfidojnë interesat ekonomike fitimprurëse të Francës në Afrikë. Pamjet: AFP

Top News – Sa rrezikon NATO të hyjë në luftë!/ Frika për përfshirjen në fushëbetejë në Ukrainë
27/01 17:05
Top News – Polonia jep edhe 60 tanke për Ukrainën/ Vendi i Europës Lindore që po udhëheq BE
27/01 16:55
Top Channel/ Bërthama e brendshme e Tokës ndryshon lëvizjen, cfarë i ndodh planetit?
27/01 15:12
Top News – Biden ka ‘çelësin’ e fundit të luftës / Kremlini: …por nuk do ta përdorë atë!
27/01 14:56
Top News – Zbulim i jashtëzakonshëm në Romë/ Del në dritë gjatë punimeve statuja e Herkulit
27/01 14:44
Top News – ‘Shengeni’ është një dështim! Shokon kancelari austriak: Duhet të forcojmë kufijtë
27/01 14:43
Top News – Mumja që ruante sekretet! / Më e vjetra e zbuluar në Egjipt, arkeologët ‘në festë’
27/01 14:35
Top News – Besnikë ndaj mëmëdheut! ’Ushtria e të rinjve’ e Putinit rekruton 8 deri në 18 vjeçarët
27/01 14:35
Top News – SHBA vret ‘bankierin’ e Shtetit Islamik / Forcat speciale amerikane, aksion në Somali
27/01 12:32
Top News – ‘Poli i Veriut’ i Kinës…/ Atje ku ajri ‘ngrin’ në fyt e termometri tregon -53 gradë
27/01 12:29
Top Channel/ Në prag-shpërthimi “fucia e barutit”: Rinisin përplasjet palestinezo-izraelite!
27/01 12:10
Top Channel/ Asteroidi “prek” Tokën: Kalon më afër se satelitët!
27/01 12:09
Top News – Rusia: Sanksionet e SHBA, ‘absurde’ / Po godasin biznesin e kompanive të huaja
27/01 12:07
Top News- Ukraina i shpall luftë armikut tjetër të saj / Qeveria e Zelenskit në kurs anti-korrupsion
27/01 12:03
Top Channel/ Arrestohet agjenti gjerman: Punonte për Moskën, zbulohet dhe bashkëpunëtori!
27/01 11:57
Top News – I afrohet frikshëm Tokës… / Asteroidi sa një furgon, vetëm 3600 km larg
27/01 11:53
Top News – 8 shpërthime pranë centralit bërthamor / Frikë për më të keqen, më i madhi në Evropë
27/01 11:48
Top News- Tani, luftë me NATO-n dhe Perëndimin / BE paralajmëron: Rusia çon pushtimin në tjetër fazë
27/01 11:42
Top News – Tregu i celularëve tkurret, por kriza s’prek Apple e Samsung
27/01 10:54
Top Channel/ Fiset indigjene malajziane në ceremoninë tribale bregdetare të adhurimit
26/01 23:09