Fakti që ka munguar në disa aktivitete publike ka bërë që aludimet e vjetra mbi shëndetin e kreut të shtetit turk, të shfaqen sërish. Pas një artikulli të “Foreign Policy” , pretendimet e të cilit nuk u shfaqën në asnjë media tjetër të huaj, gazetarë opozitarë turq thanë se Rexhep Tajip Erdogan vuan nga kanceri në zorrën e trashë, cka nuk është konfirmuar kurrë nga autoritetet turke.