Vatra zjarri me intesitet janë aktivizuar në zonën e Maliqit, më konkretisht në pyllin e Bodës. Sipas informacioneve mësohet se shërbimi zjarrfikës Maliq ka qenë aty që në çastet e para të sinjalizimit të zjarrit, por terreni i thyer malor ju ka krijuar vështirësi. Orën e fundit zjarri ka rritur intensitetin për shkak të erës së fortë pavarësisht përpjekjeve për shuarjen e tij në dy ditët e fundit.