Reshjet e dendura të shiut që kanë sjellë dhe përmbytje në disa zona kanë bërë që hidrocentralet kryesore në vend të shkojnë drejt niveleve maksimale të shfrytëzimit duke rritur edhe prurjet në kaskadën e drinit. Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare raporton një rritje të ndjeshme të prurjeve të cilat arrijnë rreth 3,850 m³/sek, me HEC Fierza që përballon prurjet më të mëdha, e ndjekur nga HEC Koman dhe ai Vaut të Dejës. (grafik) Si pasojë, edhe nivelet e liqeneve janë rritur ndjeshëm, duke i çuar shumë pranë ose në kufijtë maksimalë të tyre operativë. Kjo paraqet një rrezik sipas ekspertëve sipas të cilëve duhen marrë masa emergjente.