Top Channel/ Ëndrra angleze ‘fundoset në det’, 20 shqiptarë kapen në jahtin luksoz, arrestohen…
15/04/2025 22:53

Tre kontrabandistë të dyshuar shqiptarë janë arrestuar pas zbulimit të emigrantëve të fshehur në një jaht luksoz, i cili po udhëtonte nga Brest, Francë, drejt Bregut Jugor të Britanisë. Jahti, i kapur në Kanalin Anglez gjatë udhëtimit të tij për në Newquay të dielën, kishte 20 pasagjerë të fshehur poshtë kuvertës, të gjithë të dyshuar si shtetas shqiptarë. Pasi oficerët e Forcave Kufitare kryen kontrollin në jaht, ata arrestuan 19 burra dhe një grua, të cilët ndodhen në pritje të largimit nga Britania e Madhe. Njw shtetase shqiptare, 44 vjeçare, u akuzua për lehtësimin e hyrjes së paligjshme në vend dhe iu caktua masa e paraburgimit për t’u paraqitur në Gjykatën e Bodmin. Dy persona të tjerë, gjithashtu shqiptarë, janë arrestuar për të njëjtën vepër, ndërkohë që njëri u lirua nga hetimi penal, por u arrestua për qëndrim të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Një hetim është ende në vazhdim lidhur me këtë ngjarje. Përveç kësaj, të dhënat e fundit nga qeveria tregojnë se gjatë javës së kaluar nuk janë regjistruar kalime me varka të vogla më 13 prill, përfshirë ato të zbuluara në jaht. Megjithatë, një numër rekord i emigrantëve ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla këtë vit, me më shumë se 8,000 njerëz që kanë arritur në katër muajt e parë të 2025, një rritje prej 46% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një zëdhënës i Home Office theksoi: “Grupet e kontrabandës nuk kanë asnjë shqetësim për sigurinë e individëve të pambrojtur që shfrytëzojnë, përderisa ata paguajnë, dhe ne nuk do të ndalemi për të çmontuar këto grupe dhe për t’i sjellë ata para drejtësisë.”

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06