Pas 2 javësh në betejë me zjarret në të gjithë territorin e Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se kjo e mërkurë paraqitet më e qetë. Aktualisht janë 9 vatra aktive, ndërsa në të gjithë vendin janë shuar 175 zjarre. Ndërhyrja po vijon në Dukat të Ri, në fshatin Thirrë të Mirditës, ndërsa nën kontroll po mbahen vatrat në fshatin Munellë dhe Domgjon.