Në pediatrinë e Beratit paraqiten në një ditë rreth 50 fëmijë me shqetësime gastrointestinale dhe temperaturë të lartë. Shumë prindër të alarmuar duke parë këto simptoma i drejtohen mjekut. Numri më i madh i përket moshës deri në 6 vjeç. Sipas Shefit të Pediatrisë së Beratit, Vladimir Kumaraku, ky fluks vjen nga temperaturat e larta dhe lëvizjet e shumta të njerëzve. Përsa i përket mutacionit “Delta”, Kumaraku shprehet se nuk ka rezultuar asnjë pozitiv nga rastet e dyshuara që kryesisht kanë qenë emigrantë.