Vitet e fundit shqiptarët po emigrojnë veçanërisht drejt Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë. E pikërisht prej këtyre dy vendeve dërgohet sasia më e madhe e parave të emigrantëve drejt Shqipërisë. Ndërkohë që Italia vazhdon të kryesojë renditjen e dërgesave hyrëse, pesha e Greqisë duket se ka rënë në dekadën e fundit, duke u renditur tashmë në vendin e katërt. Sipas të dhënave nga Eurostat, transfertat ose dërgesat personale drejt Shqipërisë në vitin 2021 arritën në 1.14 miliardë euro, në rritje me 10% krahasuar me një vit më parë.