Një mesazh të qartë kundër emigrantëve të paligjshëm dha sërish ministri grek i Emigracionit dhe Azilit, Thanos Plevris. Gjatë vizitës së tij në qendrën e paraburgimit të huajve në Amygdaleza, ai deklaroi se sipas ligjit të ri për azilin, ata që hyjnë dhe qëndrojnë ilegalisht në vend kanë vetëm dy mundësi: burg ose kthim pas.