Pas nje konkurrimi të nisur prej datës 6 shtator ku garuan 15 kandidatë, sot në krye të policisë së shtetit u emërua Ilir Proda i cili që prej marsit të vitit të kaluar ishte drejtor i policisë së Elbasanit. Këshilli i ministrave miratoi emërimin e Prodës, duke theksuar se procesi ishte transparent dhe institucionet verfikuan pastërtinë e tij.