Top Channel/ Emergjenca nga zjarret, Forcat zjarrfikëse shqiptare në luftë me flakët në Greqi
24/08/2023 18:28

Forcat shqiptare të zjarrfikëses, të mbërritura në Greqi për shkak të emergjencës nga zjarret, kanë nisur menjëherë nga puna. Nga pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se si forcat zjarrfikëse shqiptare operojnë në terren për fikjen e zjarreve. “Efektivët tanë, me mision në zonat e prekura nga zjarret në Greqi janë maksimalisht të angazhuar, në operacionin e shuarjes së flakëve. Ata po punojnë pa asnjë ndërprerje në terrenin e vështirë dhe siperfaqet e mëdha të djegura prej afro 12 orësh. Misioni i tyre përqëndrohet më shumë në zonën e Aleksandropulit, si një nga zonat më të prekura nga kjo emergjencë. Me vendosmëri dhe profesionalizëm të lartë, efektivët tanë po tregojnë një shembull të jashtëzakonshëm të përkushtimit në ndihmë të fqinjit tonë jugor në këto kohë të vështira”- shkruan Ministria e Mbrojtjes. Vlen të theksohet se qeveria shqiptare u tregua e gatshme ditën e djeshme për nisjen e forcave zjarrfikëse në Greqi, megjithatë pas disa ulje-ngritjeve në komunikimin mes palëve dhe kthimit njëherë pas të zjarrfikësve shqiptar nga pala greke në Korçë, ministri grek i Mbrojtjes Vassilis Kikilias bëri një hap pas duke kërkuar ndihmën nëpërmjet ambasadores shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga për të shmangur mekanizmin e Bashkimit Europian për shkak të burokracive. Kikilias gjithashtu i telefonoi vetë ministrit Niko Peleshi për të dakorduar nga të dyja palët nisjen e 10 makinave zjarrfikëse, dhe rreth 50 forcave zjarrfikëse dhe personel mbështetës.

Top News – Sulm nga një armik në lindje… / Civilët përgatiten për luftë në Arktikun norvegjez
12/03 17:15
Top News – Droni në zonën financiare të Dubait / Mbyllen bankat e huaja, u kërcënuan nga Irani
12/03 15:21
Top Channel/ “Luftoni korrupsionin, pa pengesa!” Reagon BE dhe Anglia pas votimit për Balluku
12/03 15:20
Top News – Treni i parë në gjashtë vite… / Niset nga Kina për në Korenë e Veriut me pasagjerë
12/03 15:01
Top News – ‘Dubai ka marrë fund…’ / Të huajt largohen, parajsa nën raketat e Iranit
12/03 14:54
Top News – Borë në shkretëtirë, pamje e pabesueshme / Saharaja zbardhet, temperaturat rënie drastike
12/03 14:52
Top News – Irani udhëhiqet nga ‘një fantazëm’ / Ajatollahu i ri nuk është parë askund, lufta ndizet
12/03 12:36
Top Channel/Goditen tre anije cisterne, “çmendet” nafta sërish-Irani: Do ta cojmë 200 USD për fuçi!
12/03 12:32
Top News – Qeveria iraniane nuk është në rrezik! Inteligjenca amerikane e bindur: Nuk po shembet
12/03 12:25
Top News – Irani, sulm me dronë në Kaliforni / FBI paralajmëron: ‘goditje surprizë’
12/03 12:24
Top Channel/ Frika për furnizimet, Gjermania “prek” rezervat kombëtare të naftës!
12/03 12:23
Top News – Irani ‘sulmon’ edhe Italinë / Sulm ajror mbi bazën në Irak, nuk ka të lënduar
12/03 12:21
Top News – Nga Kievi në Britaninë e Madhe / Dronët ukrainas ‘pushtojnë’ Evropën, prodhim masiv
12/03 12:20
Top News – ‘Irani është rrafshuar me tokën…’ / Trump: Nuk ka mbetur më asgjë për t’u sulmuar
12/03 12:02
Top News – Tym ngrihet mbi Bahrein / Dronë mbi aeroportin ndërkombëtar, sulmohen cisternat
12/03 12:01
Top News – Varka iraniane plot me eksploziv / Cisternat e naftës hidhen në erë, digjen pranë Irakut
12/03 11:59
Top Channel/ Trump: Është shëtitje, jo luftë. Sulmet përfundojnë kur themi ne
11/03 23:04
Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
Top News- Shpërthimi në ambasadën amerikane, tre norvegjezë në pranga, lidhje me terroristët
11/03 22:47
DIGITALB DIGITALB