Tashmë edhe EMA e pranon: të dhënat e deritanishme tregojnë që të gjitha se rastet e variantit Omicron janë kryesisht më të lehta. Këtë e pohoi kreu i task forcës për vaksinën kundër Covid-19 në Agjencinë Europiane të Barnave, Marco Cavaleri, edhe pse sërish ai u tregua i kujdesshëm e theksoi nevojën për të mbledhur më shumë prova në mënyrë që të përcaktohet qartë nëse spektri i ashpërsisë së sëmundjes së shkaktuar nga Omicron është i ndryshëm nga ai i të gjitha varianteve që kanë qarkulluar deri më tani.“Koha do ta tregojë.