Top Channel/ Elon Musk e njofton vetë, tashmë Starlink është aktiv edhe në Shqipëri
09/04/2024 19:28

Starlink, një degë e kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX tanimë është edhe në Shqipëri. Lajmin e mirë për vendin tonë e ka njoftuar vetë biznesmeni i njohur amerikan, Elon Musk përmes një postimi në platformën X. “Starlink tani në Shqipëri”, shkruan Musk. Starlink është plejada e parë dhe më e madhe satelitore në botë, që përdor një orbitë të ulët të Tokës për të ofruar internet me brez të gjerë të aftë për të mbështetur transmetimin, lojërat në internet, video-thirrjet dhe më shumë. Duke shfrytëzuar satelitët e avancuar, Starlink ofron internet me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të ulët për përdoruesit në të gjithë botën. Aktualisht starlink është aktiv në mbi 70 shtete të botës. Fillimisht pati një shpërndarje në një pjesë të shteteve të bashkuara të Amerikës, ndërsa më pas u zgjerua edhe në territore të tjera. Starlink sot është i disponueshëm edhe në Itali, Spanjë, Francë, Austri, Brazil, Kili etj, ndërkohë në të ardhmen pritet të aktivizohet edhe në Mbretërinë e Bashkuar, dhe Danimarkë. Starlink është aktiv edhe në vende të Ballkanit si Kroacia, ndërsa pritet të bëhet aktiv në Kosovë, Serbi, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovinë. Ky shërbim është veçanërisht i favorshëm për banorët që jetojnë jashtë qyteteve, ku interneti kabllor është i vështirë për t’u lidhur. Cilësia që ofrohet nga Starlink është shpesh herë me e lartë dhe më e shpejtë se ajo e kabllorëve. Abonimet mund të kryen përmes faqes zyrtare të internetit. Nga një vëzhgim i thjeshtë që Top Channel bëri në ëebsajtin zyrtar për çmimet që kjo kompani do të ofrojë për Shqipërinë, rezulton që ato të jenë më të reduktuara. Sipas të dhënave që jep ëebsajti zyrtar, paneli që do vendoset mbi taracën tuaj do të kushtojë 42 mijë e 500 leke plus 2 mijë e 400 lekë posta. Ndërsa pagesa mujore për të përfituar internetin me shpejtësi të lartë është është 6 mijë e 500 lekë në muaj. Krahasuar me Shtetet e Bashkuara ku çmimi mujor për shërbimin është 100 dollarë në muaj, rezulton që tarifa për Shqipërinë të jetë më e lirë. Paneli që vendoset në taracën tuaj merr internet direkt nga mijëra satelitët që Elon Musk ka ngritur në hapësirë. SpaceX nisi lëshimin e satelitëve Starlink në vitin 2019 dhe që nga fillimi i marsit 2024, kompania numëron mbi 6000 satelitë të vegjël të prodhuar në masë në orbitën e ulët të Tokës që komunikojnë me marrës të caktuar tokësorë. Objektivi i kompanisë është vendosja e 12 mijë satelitëve në hapësirë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07