Ushtria e Meksikës njoftoi se ka vrarë një ndër njerëzit më të kërkuar në vend dhe udhëheqës i kartelit më të frikshëm të drogës Jalisco Nueva Generación. Në një operacion të mirëorganizuar, Forcat e Sigurisë ekzekutuan Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”. El Mencho akuzohej nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë dhe nga autoritetet meksikane për trafik droge dhe krim të organizuar.