Top Channel/ Eliminimi i policit në Kosovë, në burg 6 të dyshuarit
22/04/2025 20:10

Gjashtë prej të dyshuarve për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, janë lënë në paraburgim prej një muaji. Haki Bela, Rilind Murati, Vatan Çaka, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka dhe Diamant Gashi, u arrestuan më 21 prill, pasi dyshohet se me dashje dhe përgatitje kanë kryer vrasjen e Likës më 1 prill të këtij viti. Sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj i dyshuar si kryrësi i vrasjes është i mituri Rejhan Bela i cili ka qenë i ndihmuar në vazhdimësi nga gjashtë të dyshuarit e moshës madhore. Kërkesa e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të pandehurve sqaron rrjedhën e ngjarjes dhe planin për vrasjen e rreshterit të policisë së Kosovës, Muhamed Likës. Viktima që nga përfundimi i orarit të tij në stacionin e Policisë në Kaçanik ishte përcjellë nga gjashtë të dyshuarit që të martën u paraqitën në Gjykatën Themelore në Ferizaj. "I mituri Rejhan Bela i shkon nga prapa dhe pasi që viktima hyn në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij më armë zjarri", sqarohet nga prokuroria. Pas kryerjes së veprës penale i mituri largohet nga vendi i ngjarjes duke vrapuar ku takohet me të dyshuarin tjetër Rilind Murati i cili ka qenë deri në vitin 2022 pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. I dyshuari Haki Bela, sipas prokurorisë ka vëzhguar viktimën, Muhamed Likën që nga momenti kur ka dalë nga puna në natën e vrasjes së tij. Po ashtu, Bela pas vrasjes së rreshterit, sipas prokurorisë ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka qëndruar dy minuta. Vatan Çaka, bashkë me Rilind Muratin dhe të miturin Rejhan Bela paraprakisht kanë vëzhguar vendin e ngjarjes dhe për këtë prokuroria ka si dëshmi kamerat e sigurisë. Edhe dy të pandehurit e tjerë, Edmond Lika dhe Shkëlqim Kuka po ashtu kanë ndihmuar në përcjelljen e viktimës. Ndërkohë bëhet e ditur se i pandehuri Diamant Gashi pas vrasjes ka ndihmuar të miturin Rejhan të largohet nga vendi i ngjarjes. Po ashtu, përmes telefonit kontakton të pandehurin Haki Bela dhe i njëjti e strehon dhe i ofron ndihmë ne ushqim dhe gjana tjera të miturit Rejhan Bela. Sipas mbrojtjes, të dyshuarit Rilind Murati dhe Diamant Gashi kanë mohuar përfshirjen e tyre në vrasjen e rreshterit Lika, derisa mbrojtja po ashtu ka sqaruar se nuk ka dyshime se në rast lidhen bindjet fetare të të pandehurve.

Top Channel/ Kosova, nga dështimi në dështim. Kuvendi s’konstituohet as pas seancës së 42-të
05/07 22:43
Top Channel/ E konfirmon Prokuroria: Alarmi në Kuvendin e Kosovës për bombë, ishte i rremë
05/07 21:38
Top News- Policia largon deputetët/ Kosovë, kërcënimi me bombë shtyn seancën e Kuvendit
05/07 15:05
Top News – Të zënë me sherrin në Kuvend. Kosovë, partitë ‘harrojnë’ zgjedhjet vendore
05/07 15:04
Top Channel/ Bomba në Kuvend, panik mes deputetëve në Kosovë: Kërcënimi u bë në anglisht!
05/07 14:40
Top News- Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës? Evakuohen deputetët
05/07 12:59
Top Channel/ I fshehtë apo i hapur, ngërçi i votimit në Kosovë: Kjo është çështja!
05/07 12:01
Top Channel/ Kisha Ortodokse e Kosovës ia kthen OSBE-së: Kryepeshkopi yne nuk hyri “në kishë serbe”!
05/07 11:53
Top News- Pas PDK, edhe LDK kërkesë Kushtetuses/ ‘LVV nuk po respekton vendimin e 26 qershorit’
04/07 16:34
Top Channel/ Osmani: Lejohet votimit i fshehtë por duhet konsesus për këtë!
04/07 15:08
Top News- Osmani ultimatum deputetëve/ ‘Pasoja juridike, nëse s’ka konstituim brenda 30 ditëve’
04/07 13:54
Top News- Vijon seria e dështimeve në Kuvend/ PDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
03/07 22:00
Top News- I nxehti ekstrem vjen në Kosovë, autoritetet ‘frikë’ nga temperaturat e larta
03/07 20:27
Top Channel/ Kosova, sytë nga Kushtetuesja! Opozita kundër votimit të fshehtë
03/07 19:54
Top News-Vatra e parë e murtajës në Kosovë/ Karantinohet ferma në Prizren, autoritetet shtojnë masat
03/07 17:57
Top Channel/ Kosova nuk konstituon Kuvendin, avokati i dërgon deputetëve gomerë!
03/07 15:05
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani po takon krerët politikë për gjetjen e zgjidhjes
03/07 12:44
Top News – Përpjekjet e Osmanit për zgjidhjen e ngërçit. Konstituimi, dita e dytë e negociatave
03/07 11:52
Top Channel/ E pazakontë në Kosovë! Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë
03/07 11:46
Top Channel/ “Thaçi e Veseli udhëzime nga burgu”, organizatat e UÇK-së” i hidhen nën fyt” Kurtit!
03/07 11:31