Prej dy ditësh tashmë Elbasani është i mbuluar nga tymi toksik i shkaktuar nga zjarri i shpërthyer në një masiv skrapi në zonën e ish Kombinatit Metalurgjik. Ndërkohë që zjarrfikëset e Elbasanit, bashkive përreth dhe forcat e ushtrisë luftojnë me flakët, prokuroria ka nisur hetim kryesisht për ndotje të ambientit ndaj kompanisë që grumbullon skrapin. Edhe Bashkia e Elbasanit në një reagim zyrtar të saj ka kërkuar hetimin e ngjarjes dhe përgjegjësi para ligjit për ndotjen që i ka shkaktuar qytetit dhe zonave përreth.