Shkolla e fshatit Seltë në Elbasan nuk i hapi dyert këtë vit shkollor pasi nuk u regjistrua asnjë nxënës. Rënie e ndjeshme e numrit të nxënësve është regjistruar pothuajse në të gjitha zonat në ZVA Elbasan, por dhe në të gjithë qarkun, përfshirë edhe qytetet.