Një person është vrarë këtë mbrëmje në fshatin Grudë të Shkodrës. Viktima është identifikuar si shtetasi Prekë Tonaj. Nuk ka ende asnjë informacion për shkaqet e kësaj vrasjeje, por raportohet se viktima është qëlluar disa herë me arme zjarri. Autori ka shfrytëzuar errësirën në zonë për të qëlluar shenjestrën e tij dhe për t’u larguar nga vendngjarja.