Organizata ndërkombëtare Aleanca për Paqe dhe Liri (The Alliance for Peace and Freedom – APF), e cila mbledh ekstremistët e djathtë po planifikon një tubim në veri të Kosovës. Udhëheqësi i lëvizjes me orientim të djathtë “E djathta serbe nga Serbia”, Misha Vacic tha për REL se qëllimi i tubimit do të jetë të ofrohet mbeshtetje ndërkombëtare për serbët në Kosovë.