Pas një viti nga arrestimi i tij në Janinë me dokumente gjeorgjiane, Laert Haxhiu është ekstraduar sot drejt Shqipërisë, edhe pas disa tentativash prej tij për t’i shpëtuar këtij vendimi. 32-vjeçari, është i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale si “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.