Sot është arritur ekstradimi i Behar Bajrit në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie. Bajri do të përballet me 5 vepra penale, ndër më kryesoret “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Vrasje me paramendim”. Falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Interpolit në një kohë shumë të shpejtë u arrit ekstradimi ku një ndër personat më të rrezikshëm do të vihet para drejtësisë.