Top Channel/ Joni Keta, drejtues i ri i BKH! SPAK çon në KLP emrin për kreun e “FBI shqiptare”
26/11/2025 19:33

Me një karrierë në ngjitje si oficer i policisë gjyqësore pranë ish-krimeve të rënda e më pas hetues pranë BKH dhe zv.drejtor i komanduar këtyre dy muajve, Jon Keta mosha 37 vjeç i kaloi të gjitha pengesat e garës për në Byronë Kombëtare të hetimit. Emri i tij u aprovua gjatë mbledhjes së komisionit të përzgjedhjes i përbërë nga 3 prokurorë dhe mbas dakordësisë iu propozua Këshillit të Lartë të Prokurorisë për t’u votuar që është institucioni i ngarkuar me ligj për emërimin dhe deklarimin e përfundimit të mandatit të drejtorit të BKH njohur si FBI shqiptare. Jon Keta ka shërbyer për 15 vite në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe njihet për rekordet në hetimet financiare dhe ndaj krimit të organizuar. Në një proces të tejzgjatur qe kapërceu edhe afatet e fundit të gushtit, në garë mbetën shtatë pretendentë dhe pasi komisioni i kontrollit të pasurisë dhe figurës i verifikoi dhe skualifikoi shumicën e tyre, të premten i përcolli një listë të ngushte fituesish komisionit të përzgjedhjes përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra. Edhe pse zërat e përshkruan klimën e ftohtë mes tre prokurorëve që vjen nga krisjet e mëparshme të shkaktuara për BKH, akujt e të treve duket se u shkrinë nga kandidati Jon Keta që i bëri bashkë dhe që shpresohet të vendosë ura mes BKH dhe SPAK. Në kushtet kur një klimë pakënaqësie e pat shoqëruar gjatë mbajtjes se mandatit 5 vjeçar drejtoreshën e BKH Aida Hajnaj , deri aty sa u harrua të përcillej nga SPAK në fund të funksionit, pritet që një marrëdhënie konfliktuale e tillë mos përsëritet më e KLP por edhe ndërkombëtarët të shpëtojnë nga ankesat qofshin të nga ana e SPAK qofshin nga BKH. Sakaq 11 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në një njoftim më të hershëm kanë bërë publike një tjetër çështje të rëndësishme, siç është dëgjimi i katër kandidatëve që konkurrojnë për drejtimin e SPAK. Procesi për SPAK-un në KLP mbahet në datën 11 dhjetor. Në garë janë katër prokurorë Doloresa Musabelliu, Adnan Xholi, Klodian Braho dhe Elvin Gokaj. Në 18 dhjetor përfundon mandati i kryeprokurorit të posaçëm Altin Dumani, dhe kreu i ardhshëm i SPAK sië edhe dy paraardhesit do të ketë mandat tre vjeçar. Në të njëjtën ditë kur pyeten bëhet edhe votimi.

Top News – Veliaj i çon letër Ballës. Kërkon komision hetimor: Rama më kërcënoi përmes Gogut
11/11 16:21
Top Channel/ PS ultimatum për zgjedhjet. Balla: Reforma miratohet pa PD pas 30 nëntorit
11/11 16:02
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top Channel/ Konkursi “Tish Daija”, 28 vepra fituese në skenë. Shpallen 23 kompozitorë fitues
11/11 15:49
Top Channel/ Nafta zbret në 205 lekë/litër. Ulet me 11 lekë brenda një jave, benzina në 164 lekë
11/11 15:38
Top News – Bordi ul sërish karburantet, Nafta e benzina shiten 3 lekë më pak, çmimet e reja tavan
11/11 15:36
Top Channel/ “3 shoqata shqiptare, terroriste” në Egjipt, mes tyre ajo e “flamingos” Muhamet Murtezi
11/11 15:32
Top Channel/ Zgjedhjet kushtojnë 2.5 mld lekë. Celibashi: Votimi elektronik në 450 qendra
11/11 15:28
Top Channel/ Deputetja e PS Sara Mila në SPAK. Po hetohet për korrupsion në zgjedhje
11/11 15:21
Top News – PD kundërshton akuzat e Ballës/ Bardhi: Opozita nuk ka bojkotuar kurrë Reformën Zgjedhore
11/11 15:02
Top Channel/ Studentët grupohen për protestë para Ministrisë së Arsimit
11/11 15:00
Top Channel/ Studentët mblidhen sërish për të protestuar, qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit
11/11 14:42
Top News – ‘Pas 30 nëntorit, e miratojmë vetë’. Balla paralajmëron opozitën për reformën zgjedhore
11/11 14:40
Top News – Vrau 4 persona, zbardhet e shkuara kriminale e shqiptarit në Greqi, detajet që e fundosën
11/11 13:51
Top News – Eurodeputeti kërkon qeveri teknike në Shqipëri/ Balla: Deklarata si ato të Albana Vokshit
11/11 13:37
Top Channel/ “Votimin dhe numërimin elektronikë në 450 qendra” Celibashi: Është e pamundur
11/11 13:30
Top Channel/ “Makinë, punonjës në zyrat rajonale dhe inspektorë në terren” Shabani në komision
11/11 13:13
Top Channel/ “Ulje të çmimit të karburantit, kufizim të licencave”taksistët protestë në Tiranë
11/11 13:03
Top Channel/ Fotot e rralla të luftës në Korçë, Ekspozohen fotografitë e oficerit francez Silhol
11/11 12:58
Top Channel/ Degradimi i pajisjeve mjekësore, Inside Story zbulon avaritë në spitale dhe…
11/11 12:57