Top Channel/ Ekstradimi, pranga londineze ish-drejtorit të bankës në Kombinat
07/11/2025 19:45

Një ish-drejtor banke, i cili në vitet 2018 dhe 2019 grabiti paratë e një klienti nga dega e një banke në Kombinat, është arrestuar në Angli. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar dokumenteve të gjykatës së ekstradimeve në Londër, raporton se për qëllim ekstradimi me kërkesë të Interpol Tiranës është prangosur Florant Nako, 40 vjeç. Ai kërkohet nga drejtësia shqiptare pasi më 15 tetor 2018, në degën e bankës ku punonte në Kombinat, grabiti 4,000 euro nga llogaria e Nikolla Nikës. Akuza e dytë lidhet me një tjetër grabitje nga e njëjta llogari bankare, më 8 korrik 2019, po në degën e bankës në Kombinat, në shumën 1,300,000 lekë. Ndërsa akuza e tretë daton më 26 korrik 2019, kur Florant Nako vodhi edhe 550,000 lekë të tjera që i përkisnin po të njëjtit klient, Nikolla Nika. Nako pritet të dalë përsëri përpara gjykatës në Londër më 11 nëntor 2025. Në vitin 2020, Policia e Tiranës njoftoi se: “Finalizimi i operacionit u bë pas një hetimi katërmujor, pas denoncimit të bërë nga banka, ndërsa Nako kishte dhënë dorëheqjen nga posti. Florant Nako tashmë do të përballet me drejtësinë me akuzën ‘Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën’.” Në reagimin e saj, banka deklaronte: “Që nga momenti i parë i konstatimit të incidentit, janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura sipas procedurave të brendshme dhe kuadrit ligjor, duke bashkëpunuar ngushtë me organet kompetente për zbardhjen e çështjes dhe mbrojtjen maksimale të interesave të klientit.”

Top Channel/ Përplasje fizike në ndeshjen Bylis-Orik, ndërhyn policia
12/04 20:28
Top Channel/ Frika nga bombolat e gazit, ekspertët: Pak sekonda mund të bëjnë diferencën
12/04 20:28
Top Channel/ Kartë identiteti dixhitale, depozitohet sërish projektligji
12/04 20:27
Top News – ‘Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj’ / Rama mashtron për pensionet!
12/04 20:25
Top News – Fëmija 2-vjeçar bie nga ballkoni. Ndërron jetë, ngjarja e rëndë në Vlorë
12/04 20:24
Top News – Rama mashtron për pensionet! / ‘Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj’
12/04 20:17
Top Channel/ Dështimi i negociatave, paralajmëron presidenti amerikan: Jemi gati për veprim!
12/04 19:42
Top News – E rëndë në Vlorë/ Ra nga ballkoni, humb jetën 3-vjeçari
12/04 19:40
Top News – Nuk është aq e lehtë sa kujton Trump! Pse aleanca e NATO-s nuk mund të shpërbëhet
12/04 19:30
Top News – E reja përdhunohet në grup. E rëndë në Britani, policia në kërkim të autorëve
12/04 19:30
Top News – Ishulli i radhës në listën e Trump…Kuba ‘dridhet’, stuhia po vjen, kur nis pushtimi?
12/04 19:30
Top News – Starmer u tremb nga Trumpi / Pezulloi marrëveshjen për të dorëzuar ishujt Chagos
12/04 19:30
Top Channel/ E rëndë në Vlorë, fëmija 3-vjeçar bie nga kati i katërt dhe ndërron jetë në spital
12/04 18:56
Top Channel/ “Rama mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha: Pensionistët marrin sa…
12/04 18:34
Top News- PD anketë për territorialen/ Demokratët kërkojnë ‘ndihmë’ nga qytetarët
12/04 17:53
Top News- Vrasja në Nikël, dëshmon autori: Më sulmoi i pari me një kosë të vogël në krah
12/04 17:53
Top Channel/ Kaos në futbollin shqiptar! Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë ndeshjes
12/04 17:06
Top Channel/ Kriset miqësia e Mirit dhe Rogertit, banori i zhgënjyer: Të ishte Brikena në finale…
12/04 16:36
Top Channel/ Festa e pashkës në qytetet shqiptare/ Urime për besimtarët ortodoksë edhe nga politika
12/04 15:03
Top Channel/PD, sondazh për hartën territoriale/Demokratët përmes një ankete online pyesin qytetarët
12/04 15:03