Mes kontingjentit të dytë të 154 shtetasve afganë që mbërritën mëngjesin e kësaj të shtune në Shqipëri, është edhe një ish zyrtar i qeverisë Afgane. Ai është Ahmed Hasif Fajap i akomoduar me gruan dhe fëmijët në Qytetin Studenti. Në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ai tregon se ardhja në Shqipëri është emigrimi i dytë nga Afganistani pas atij të parë kur ishte 13 vjeç në Pakistan.