Ish kryetarit të bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri nuk I ndahen telashet me drejtësinë. Sapo ju mbyll një cështje, atij ju hap një tjetër kapitull hetimor. Sic konfirmojnë burime të sigurta të Top Channel ish kryebashkiaku Kapri është marrë I pandehur sërisht dhe ndaj tij është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me dy punonjës të tjerë të bashkisë së Pogradecit. Hetimi ndaj ish zyrtarit të pushtetit local ngre dyshime për tejkalimin e zgjatjes së afatit të një lejeje, për të cilën nga afati deri në 2015 është firmosur deri në 2017