Top Channel/ Editorial nga Artur Zheji: Anastasi u largua, tani të kthehet Fan Noli!
07/02/2025 23:11

Perëndia vendosi ta marrë kryepeshkopin Anastas. Personalisht uroj që të prehet në paqe dhe të jetë duke folur me ëngjëjt e Parajsës… Porse shqiptarisht, mendoj që tani është koha të kthehet Imzot Fan Noli, në Kryevendin dhe në busullën e Krishterimit modern shqiptar. Fan Noli ish dhe mbetet, Kryepeshkopi i panjollë dhe më i ndrituri shqiptar që aq shumë na deshi ne shqiptarët mosmirënjohës. E them këtë, sepse në këto 35 vite të “mbretërimit” të kryepeshkopit Anastas, Fan Noli, Ati i madh dhe i shenjtë i krishterimit shqiptar, u bë çmos të harrohet dhe t’mos kujtohet në madhështinë e tij të ndritshme! Sado që u përpoqën Patriarkanat jo shqiptare, për të mitizuar dhe “shqiptarizuar” Anastasin e ndjerë, duke harruar përdhunshëm Yllin që nuk perëndon, Imzot Fan Nolin erudit, Bariun e madh të letrave shqipe, nuk besoj se ja dolën! Elitat shqiptare nëse kemi ende të tilla, duhet që Fan Nolin ta rikthejnë në vëmendjen tonë kombëtare dhe në Kishën tonë ortodokse amtare. At Fan Noli, sivëlla shpirtëror vetëm me Gjergj Fishtën, duhet të studiohet si kryekombas në shkollat tona tejet të shkombëtarizuara ku madhështia e Tij, kalohet përciptas me disa rreshta të përciptë! Patriarkanat kanë një kujtesë shumë më të gjatë se popujt dhe kurrë nuk ia harruan Imzot Fan Nolit, që rithemeloi një Kishë ortodokse shqiptare të pavarur që kishte Kryet e vet në udhëheqjen shpirtërore të shqiptarëve. Ndoshta fqinjët apo vëllezërit tanë grekë, mendojnë dhe besojnë se shqiptarët janë ca kope delesh të humbura nga vatha e Greqisë. Ndërsa për të krishterët ortodoksë shqiptarë, qofshin në Shqipëri apo më të shumtët në Greqi, miliona Arvanitasit e tretur që të kuptohemi, bindja e fqinjëve tanë është e plotë: janë thjesht disa ish-grekë të çoroditur. Në të vërtetë ky është një debat i madh historik dhe gjithmonë e më tepër gjuhësor në të cilën nuk dua të futem dhe nuk mund të futem. Por, sigurisht si shqiptar, mbështes shkollat studimore që shqiptarët janë bashkëkohës të Aleksandrit të Madh dhe se Greqishtja e vjetër dhe Shqipja e vjetër janë dy gjuhë mrekullisht të ngjashme, për të mos thënë binjake të një Mëme të vetme. Nëse lemë së paku tre katër mijë vite pas dhe të kthehemi në të sotmen, që nuk shqitet e nuk shqitet dot nga Periudha e Artë antike, mendoj se edhe i ndjeri Anastas ka besuar thellë thellë se po bënte një punë të vyer. Ndoshta ai ka besuar se po bënte një punë të ndritshme: kthimin e deleve të humbura të besimtarëve të krishterë ortodoksë shqiptarë, në vathën e Kishës Ortodokse Greke. Dhe Athina zyrtare ishte fortlumturisht e interesuar që kjo të ndodhte, sepse shqiptarët ortodoksë në Shqipëri janë të shumtë në numër dhe të shquar së tepërmi në themelet e kulturës moderne shqiptare. Dhe ata disa qindra e mijëra, jetojnë në trojet e tyre që dikush i quan Vorio-Epir, domethënë sipas po atyre, në një “zgjatim” përkohësisht të humbur të Greqisë. Në të vërtetë ky është një debat qindravjeçar dhe u ka marrë jetën me vrasje apo helmim shumë iluministëve shqiptarë, sidomos priftërinj të ndritçëm ortodoksë shqiptarë, që Kisha e sotme i ka “harruar” fare. Këtu, më i ndrituri ndër të ndritëshmit, lartësohet Fan Noli, që mëvetësoi Kishën shqiptare, që përktheu Shekspirin për delet e Shqipërisë, që përktheu Servantesin e kryevepra të tjera si dhe shkroi poema të paharrueshme për delet e paditura të vendit tonë të atëhershëm. Unë mendoj që sot, pas largimit të kryepeshkopit Anastas, Tirana zyrtare duhet të mbrojë qetësinë shpirtërore dhe arbërore të zgjedhjes së kryepeshkopit të ri, sipas kodeve të Fan Nolit dhe Visarion Xhuvanit. Kryeministri greko-arvanitas, djali i Marikës arvanitase pra, zoti Mitsotaqis, e nderoi me hidhërim të sinqertë të ndjerin Anastas dhe mirë bëri, sepse forcoi së tepërmi dyshimet e shqiptarëve, që i ndjeri kryepeshkop, besonte se ne të krishterët shqiptarë, ishim dele të humbura. Por ne e kemi Imzotin dhe Bariun tonë që nuk vdes kurrë! Sepse gjykoj që eshtrat e Fan Nolit duhet ato së pari të jenë gur themeli i Kishës sonë autoqefale dhe Tirana zyrtare, duhet të ketë zë më të fortë në Tiranë se i nderuari greko-arvanitasi Mitsotaqis apo jo? Një Komb pa Panteon liderash shpirtërorë që u kanë mësuar shqipen shqiptarëve, që i kanë bërë kulturalisht kryenaltë, do të vijojë të jetë një Komb delesh, sikundër na duan shumica e fqinjve tanë të dashur. Figura e Fan Nolit, qëllimisht e harruar mund të Rilindë më në fund Kishën Ortodokse Shqiptare dhe jo vetëm! Perëndia të më ndjejë nëse kam gabuar në këto rradhë, por besoj së tepërmi dhe me prova të katërcipta se Ilirët, Maqedhonasit, Epirotët, Spartanët apo Athinjotët kanë qenë degë të barabarta të një Trungu të stërlashtë. E pra, me të drejtën e Zotit, që të ketë “pemën” e vet në altarin e popujve ndriçues të Qytetërimit Antik botëror. Të drejtën shqiptare.

Top Channel/ Zegjine Çaushi: Kolegët tanë të opozitën ikën tani se filloi Big Brother dhe kanë…
27/01 22:54
Top News- Dridhet Irani, “bisha” e Trump arrin në Lindjen e Mesme, gati të shfaros regjimin
27/01 22:15
Top Channel/ Lamallari për Topallin: Dallimi mes nesh dhe jush është si dita me natën
27/01 21:56
Top News- Ndryshimet në Kodin Penal, Manja: Gazetarët të merrn me lajmin, shpifësit të shqetësohen
27/01 21:55
Top News- Kush parkon dysh në burg, Bardhi: Më gjeni një vend në Europë, po mbroni korrupsionin
27/01 21:55
Top Channel/ “Hani petulla me mjaltë”, Korreshi ngre tonet në Kuvend: Po na çani dërrasat
27/01 21:55
Top News- “Çojmë në burg ata që parkojnë dysh, por jo ata për korrupsion”, Tabaku: Thirrini arsyes
27/01 21:55
Top Channel/ Lamallari për opozitën:Për kallëzime bëni zhurmë, por për shpifjet do mbani përgjegjësi
27/01 21:53
Top Channel/ Braçe në Kuvend: Gjuha që fletë opozita ndajë qeverisë nuk duhet të jetë…
27/01 21:52
Top News- Ndryshimet në Kodin Penal, burg për parkimet dysh, dhe dekriminalizohet shpifja
27/01 21:43
Top Channel/ Nallbati në Kuvend: Nuk kemi ligje të mira e të rrepta, në nuk kemi vullnetin për të…
27/01 21:40
Top Channel / Topalli: Nuk ishte urdhër nga Bashkimi Evropian për parkimit dysh, por i shefit tënd
27/01 21:23
Top Channel/ Bardhi në Kuvend: Më gjeni një vend në Europë që…
27/01 21:16
Top Channel/ Manja: Me Kodin e ri Penal nuk rrezikohen gazetarët, por ata që jetojnë nga shpifja
27/01 21:14
Top Channel/ Debat në Kuvend, Manja: Më raft pika mua, shyqyr që i paska hapur katër zonja…
27/01 21:14
Top News- Donte të vriste vëllezërit Bami, kush është 37-vjeçari që u ekstradua nga Zvicra
27/01 20:32
Top News – Mbështeti punonjësit, pezullohet nga detyra nëndrejtori i Kadastrës së Vlorës
27/01 20:12
Top Channel/ Fshihej te “liqeni i thatë”, arrestohet 52-vjeçari që kërkohej për krim në RMV
27/01 20:02
Top Channel/ Hashash në qendër biznesi, sekuestrohen 1 mijë bimë kanabisi, disa të arrestuar
27/01 20:01
Top Channel/ Gripi ka arritur pikun! Fluks i lartë në qendrat shëndetësore
27/01 19:59
DIGITALB DIGITALB