Kryeministri Edi Rama mbyll sot fushatën elektorale në kryeqytet, ku kërkoi votën për kandidatin Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit. Ai bëri një parashikim përpara zgjedhjeve të 14 majit, ku tha se Veliaj do të fitojë drejtimin e Bashkisë së Tiranës me diferencën më të thellë në të gjitha mandatet. Gjatë takimit me mbështetësit drejtuesi i Partisë Socialiste deklaroi se Tirana ndryshe nga vitet e kaluara është kthyer në një vend turistik, me shumë vizitorë nga jashtë.