Top Channel/ Edhe me BE-në, edhe me Rusinë: Manovrave të Vuçiç-it “i del boja” tek nafta!
21/11/2025 11:14

Aleksandar Vucic prej kohësh është përpjekur të ruajë një ekuilibër të vështirë mes integrimit europian dhe aleancës historike të vendit të tij me Rusinë. Por kjo skemë e presidentit serb përballet me një sprovë të vështirë. Deri më 25 nëntor, Beogradi zyrtar duhet të vendosë se çfarë të bëjë me Industrinë e Naftës së Serbisë, NIS, cka hap dilema të thella energjetike, financiare dhe gjeopolitike që Serbia nuk mund t'i shtyjë më. NIS ka qenë në pronësi të shumicës nga Gazpromneft i Rusisë që nga viti 2008, prandaj është vënë nën sanksione të SHBA-së, të vendosura me arsyetimin se Rusisë duhet t'i ndalohet të përdorë të ardhurat nga energjia për luftën në Ukrainë. Këto sanksione janë shtyrë tetë herë që nga janari i këtij viti, por më në fund hynë në fuqi më 9 tetor. Zbatimi i tyre pati pasoja të menjëhershme: furnizimet me naftë përmes tubacionit Janaf praktikisht janë ndalur, duke i lënë rafineritë serbe me lëndë të para vetëm deri në fund të nëntorit, thanë zyrtarët serbë. Si furnizuesi i më shumë se katër të pestave të benzinës dhe naftës në vend, NIS ka një pozicion strategjik kyç në sistemin energjetik të Serbisë. Ekspertët e energjisë paralajmërojnë se mbyllja e rafinerisë do të ketë pasoja katastrofike për ekonominë serbe. Përvec faktit që NIS punëson rreth 14.000 njerëz dhe kalon gati dy miliardë euro në buxhet, pasojat mund të jenë edhe më të mëdha, sepse NIS është në zonën e sanksioneve dytësore, cka nënkupton se do të preken të gjitha kompanitë që bëjnë biznes me të – përfshirë të gjitha bankat.

Top Channel/ Londra hap bazat për SHBA pasi Trump i quajti aleatët e NATO-s frikacakë sot në Evrop
20/03 23:21
Top Channel/ 232 amerikanë të plagosur, Pentagoni: mbi 200 u kthyen, Iran-Izrael vijojnë sulmet
20/03 23:21
Top Channel/ “Nuk jemi në lidhje”, Brikena sqarohet me Mateon për marrëdhënien mes tyre
20/03 22:11
Top Channel/Udhëheqësi i ri i Iranit mohon sulmet ndaj Turqisë e Omanit: Mashtrim për të na përçarë
20/03 20:50
Top Channel/ Franca ndalon anijen me naftë ruse në Mesdhe, reagon Macron: Synojnë të financojnë…
20/03 20:49
Top Channel/ “Vëllai të takoi me xham në mes” Stenaldo përplaset me Rogertin, banori: Nuk e bëjmë…
20/03 20:47
Top Channel/ Trump: NATO, frikacake! Duam të negociojmë me Iranin, por liderët e tyre kanë vdekur
20/03 20:01
Top Channel/ Mesazhet e Brukselit për Shqipërinë, PE: Mbështesim SPAK, jo protesta të dhunshme
20/03 19:57
Top Channel/ Nafta, qeveritë nisin kursimin! Spanja, Italia dhe Serbia ulin akcizën
20/03 19:47
Top News- Magazina me kanabis në Peqin/ Lirohet drejtori i burgut, shpallet në kërkim i vëllai
20/03 19:17
Top Channel/ Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, pamje nga festimet në gjithë Shqipërinë
20/03 17:35
Top News – SKY express sjell më pranë Greqinë dhe Shqipërinë, rritje dinamike dhe investime në rajon
20/03 16:52
Top News – 305 amendime për raportin e Schieder. Grekët për pakicat, perëndimi për drejtësinë e SPAK
20/03 16:39
Top News- Ambasada e SHBA uron Fiter Bajramin/ Trump: Kujtesë për lirinë fetare, parimin themelor
20/03 16:29
Top Channel/ Garë për drejtuesit e QSUT! 9 shërbime me shefa të rinj, zbardhen kandidatët
20/03 15:31
Top Channel/ Shqetësim për aaftën epizootike! Shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve
20/03 15:29
Top News – Turizmi dhe ndërtimi. Dy sektorët që mbajnë në këmbë shërbimet
20/03 15:29
Top Channel/ Vizita për minierën, mediat greke: Arsyeja e takimit të ambasadores së SHBA me Rama
20/03 15:19
Top Channel/ Paqe për Fitër Bajram/ Rama dhe Berisha urojnë festën me mesazhe në rrjetet sociale
20/03 15:10
Top Channel/ Gëzuar Fitër Bajramin/ Urimi i Top Channel për të gjithë besimtarët muslimanë shqiptarë
20/03 15:00
DIGITALB DIGITALB