Top Channel/ E zbulon Marta Kos: Do hapen kapituj të rinj me Shqipërinë brenda 2025
17/04/2025 19:52

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian do vijojë me ritme të shpejta dhe hapja e grupkapitullit të dytë të negociatave, pak ditë më parë, nuk do të jetë i vetmi për këtë vit. Deklarata u bë nga Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, në forumin me temë “BE takon Ballkanin”, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. “Po punojmë për përshpejtimin e negociatave sa më shumë që të jetë e mundur. Dhe tashmë po shohim përparim që do të kishte qenë i paimagjinueshëm vetëm pak vite më parë. Vetëm në fillim të kësaj jave kemi hapur një grup tjetër negociatash me Shqipërinë, të dytin që kur mora detyrën 5 muaj më parë, dhe me shumë mundësi jo të fundit këtë vit”, tha Marta Kos. Komisionerja Marta Kos e cilësoi procesin e zgjerimit si historik, ndërsa ritheksoi edhe njëherë se do të jetë avokatja e vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëse zbatojnë reformat. Për zyrtaren më të lartë të zgjerimit në union, si vendet kandidate, ashtu edhe Bashkimi Evropian, do të përfitojnë nga ky moment historik dhe do ta përfundojnë bashkimin e kontinentit. “Periudha e lodhjes nga zgjerimi ka mbaruar. Brezi aktual i liderëve evropianë e kupton se bashkimi i kontinentit është çelësi për garantimin e paqes, lirisë, sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë evropianët”, shtoi komisionerja Kos. Komisionerja për Zgjerim deklaroi se bashkimi i Evropës është një mënyrë për të konsoliduar stabilitetin dhe se zgjerimi është mjeti më i rëndësishëm strategjik i Bashkimit Evropian.

Top Channel/ Historia e përjashtimeve në PS/Spiropali me Ndrecën e çojnë në 14 numrin e të larguarve
15/11 15:02
Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02