Sekretari organizativ Artemis Peca, ishte personi i cili ndodhej së bashku me Ilir Metën në makinë në momentin kur ky i fundit u arrestua me urdhër të SPAK. Peca, i cili ishte shoferi i mjetit ku ndodhej presidenti i Partisë së Lirisë, ka treguar se çfarë ndodhi në momentin kur makina e tyre u ndalua nga oficerët civilë të BKH.