Një fëmijë trevjeçar ka rënë nga ballkoni i një pallati shumëkatësh, dyshohet nga kati i katërt, në zonën e Skelës në Vlorë dhe ka ndërruar jetë në spital. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, të cilat e kanë transportuar të miturin drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.