Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në kantierin e ndërtimit në Palasë, ku një punëtor ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga një fadromë. Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, raporton se menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat, por fatkeqësisht nuk kanë mundur t’i japin ndihmë mjekësore, pasi punëtori kishte ndërruar jetë. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Vlorës.