Një 38-vjeçar u hodh nga pallati këtë të hënë. Si pasojë e plagëve të marra në trup I riu ndërroi jetë në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “8 shkurti” rreth orës 13:30. Paraprakisht dyshohet se 38-vjeçari e ndërmori aktin e vetëflijimit në kushte të rënduara psikologjike. Ndërkohë një grup hetimor shkoi në vendin e ngjarjes dhe mblodhi dëshmitë e para të të afërmeve të viktimës si dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.