Një debat me akuza të padëgjuara më parë ka filluar prej mëngjesit në parlamentin grek ku kërkohet ngritja e Komisionit Paraparaprak sa i përket tragjedisë së përplasjeve të dy trenave në luginën e Tempit dy vjet më pafrë , aksidentit fatal ku humbën jetën 53 persona. Ky komision do të zhvillojë hetimet bazuar në 3 propozimet që kanë paraqitur partitë PASOK-KINAL, Demokracia e Re dhe një propozim i përbashkët i nënshkruar nga grupet parlamentare të disa partive të tjera, ku bie në sy për herë të parë akuza e tradhëtisë ndaj atdheut, për kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe politikanë të tjerë.